Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi është ndarë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij me gjithë humbjen nga Ballkani në derbi.
“Sidomos në pjesën e dytë ishte paraqitje e kënaqshme. Pranuam gol nga një pakujdesi. Luajtëm ndaj një rivali që është në formë më të mirë garuese, që ka nisur më herët përgatitjet. Jam i kënaqur me angazhimin. I falënderoj ‘Plisat’, qytetarët e Prishtinës për përkrahjen”, ka thënë Munishi.
“Fusha ka qenë e rënduar, por ishte derbi i vërtetë, angazhimi maksimal. Kemi nevojë për më shumë ndeshje të tilla. Kishte luftë, angazhim, spektakël. Shpresoj t’i gëzojmë tifozët në ndeshjet tjera”, ka shtuar Munishi.