Ismet Munishi, trajneri i Gjilanit, ka folur për skuadrën e tij, Gjilanin dhe për ndeshjen ndaj Arbërisë.
Ismet Munishi ka folur për skuadrën e tij, Gjilanin dhe deklaroi se skuadra e tij është shembull për të gjitha skuadrat në vend dhe rajon sa i përket fair play-it.
“Ne si skuadër jemi shembulli më i mirë në vend dhe ndoshta në rajon. UEFA duhet ta shikojë mundësinë të na lëjojë të luajmë në Evropë, edhe FFK-ja duhet të bëjë një kërkesë të tillë”, tha ai.
“Federata duhet t’ju tregojë UEFA-së, që në ligë ekziston një skuadër të respekton kampionatin, luan çdo ndeshje të mirë”, shtoi ai.
“Shembull ndeshja kundër Arbërisë, ishte e vështirë për ne, po të humbnim këtë takim, të gjithë do të na aku zonin, por në realitet ishte një nga ndeshjet më të mira në këtë edicion”, tha Munishi.
Ai e mbrojti edhe festën e tij në golin e katërt, pasi ai gol mund ta fundosë Arbërinë në ligën e dytë.
“Unë e kam pasion futbollin, nuk di të bëj tjetër punë. Unë i ngushëllova lojtarët e Arbërisë, iu thashë se ata e kanë në dorë vet. Por skuadra e Gjilanit është fituese e këtij sezonit, vetëm për futbollin e bërë”, përfundoi Ismet Munishi.