Pirja e ujit është shumë e rëndësishme për të garantuar funksionin optimal të veshkave.
Dehidratimi është faktor kyç në shtimin në peshë, thonë studimet shkencore mbi rëndësinë e ujit në organizëm.
Uji është i domosdoshëm për shëndetin.
Ai nuk përmban as yndyrna, as kolesterol, as kalori.
Por këto nuk janë arsyet e vetme përse njeriu duhet të pijë shumë ujë gjatë ditës.
Uria dhe etja
Shpërthimet e urisë dhe ato të etjes ngatërrohen lehtësisht, thonë ekspertët.
Shpesh herë, etja maskohet si uri dhe si e tillë, njeriu e tepron me ushqimin kur ndjesia e boshllëkut mund të zhduket thjesht me një gotë ujë.
Një gotë ujë e shuan urinë në shumicën e rasteve, tregojnë të dhënat e AgroWeb.org.
Sipas tyre, dehidratimi nxit dëshirën për ëmbëlsira dhe kjo ndodh veçanërisht gjatë një aktiviteti fizik.
Kur njeriu kryen aktivitet fizik ndërsa është i dehidratuar, karbohidratet e ruajtura në organizëm vihen në përdorim në një ritëm shumë të shpejtë.
Kësisoj, dëshira për ëmbëlsira është shumë e madhe.
Kjo është vetëm një nga arsyet përse hidratimi është shumë i rëndësishëm.