Turistët në të gjithë Adriatikun lënë peshqirë në plazh për të “rezervuar” vendet e tyre. Megjithatë, një qytet në Kroaci vendosi t’i japë fund kësaj praktike.
Konkretisht, qyteti i Novi Vinodolskit, përkatësisht Drejtoria Administrative për sistemin komunal, u ka bërë me dije përdoruesve të plazhit se do të gjobiten nëse lënë ndonjë gjë në të, transmeton Index.hr.
Sipas nenit 59 të vendimit për rendin komunal, ndalohet lënia e peshqirëve, rekuizitave të plazhit dhe sendeve të tjera për përdorim personal në plazhet natyrore dhe të organizuara pas përdorimit të tyre.
Gjobat për shkelësit janë deri në 200 euro dhe deri në 1300 euro për personat juridikë.
Ata që lënë gjëra në plazh, do të merren nga autoritetet përkatëse dhe mund t’i gjeni në Qendrën Kulturore të Novi Vinodolskit. Artikujt mund të merren brenda tetë ditësh.