Rigels Rajku, reperi i njohur me emrin e artit Noizy, ka dhënë një intervistë për mediat angleze Daily Express, ku ka rrëfyer largimin e tij nga Shqipëria kur ka qenë fëmijë, jetën në Londër dhe karrierën e tij.
Kur Rigels Rajku mbërriti në Londrën e Jugut si 10-vjeçar në vitet e ’90-ta, ai po i shpëtonte jetës në skajet e një zone lufte.
Lufta e Kosovës ishte në lulëzim të plotë dhe, edhe pse Shqipëria nuk po merrte pjesë drejtpërdrejt, të qenit kaq afër konfliktit vdekjeprurës pati ndikim te Rajku, i njohur më mirë me emrin e tij artistik Noizy, dhe familjen e tij.
“Po vinim nga një situatë e vështirë”, ka thënë reperi i njohur për Express në një intervistë ekskluzive.