Ministria e Shëndetësisë të enjten licencoi edhe 5 institucione shëndetësore private, për të kryer teste për Covid-19. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë, 2 klinika janë licencuar për të kryer teste molekulare ( RT-PCR) të SARS COV2. Ndërsa tri të tjera ofrojnë Teste serologjike -SARS –CoV2.
Laboratorët e licencuara janë nga Prishtina, Lipjani, Prizreni, Suharekë. Mirëpo, edhe pse laboratori “UBT” në Lipjan ishte licencuar qysh në fillim, pas inspektimit atij i ishte tërhequr licenca. Por, MSH-ja ka vendosur ta licencojë sërish. Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, deri në fund të këtij viti ka thënë se është menduar t’i ketë 100 mijë teste virologjike dhe dyfishin e testeve serologjike, me të cilat do të testohet popullata në mënyrë që të diagnostikohet COVID-19, por edhe të shihet shkalla e imunitetit të fituar të popullatës, të cilët nuk janë diagnostikuar asnjëherë me koronavirus.