E gjithë Shqipëria është zgjuar e tronditur dhe në panik nga lekundjet e forta të tërmetit.
E ndërsa vendi ndodhet në ankth dhe autoritet janë angazhuar në operacionet e shpëtimit të personave të mbetur nën rrënoja, një lajm i mirë vjen nga gjinekologia Anika Dokle.
Në facebook ajo ka hedhur videon e dy foshnjave binjakë, të cilët kanë ardhur në jetë 20 minuta pas tërmetit.
“Unë dhe shokët e mi edhe këtë herë në maternitet. Këta bebusha binjakë lindën 20 minuta pas tërmetit. Kjo është simbolika më e mirë e vijimësisë së jetës. Nuk kam më fjalë!”, shkruan ajo në Facebook.