Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

12. Juni 2025

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

12. Juni 2025

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

12. Juni 2025

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

12. Juni 2025

“Është bërë legjendë” – Arjola flet për shtëpinë që iu premtua në “BBVA”

12. Juni 2025

Ky është sulmuesi që vrau fëmijët në shkollën e Grazit

11. Juni 2025

Mali i Zi e nis mbrapsht sezonin turistik- Çmime të larta të shezlloneve e bllokada trafiku

11. Juni 2025

Flitet për lidhjen e re të Sarës, por ajo po shijon pushimet me Ledrin?

11. Juni 2025

Pas arrestimit, tiktokeri i famshëm, Khaby Lame largohet nga SHBA-ja

11. Juni 2025

MPJ, thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

11. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Botë»MPJD reagon pas thirrjes së gruas së Arbnor Spahiut: Po ndjekim me kujdes rastin dhe kërkojmë lirimin e tij sa më parë
Botë

MPJD reagon pas thirrjes së gruas së Arbnor Spahiut: Po ndjekim me kujdes rastin dhe kërkojmë lirimin e tij sa më parë

11. Juni 20252 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar pas thirrjeve të gruas së ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili u arrestua në Serbi më 7 qershor 2025.

MPJD njofton se përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd po ndjek me vëmendje të shtuar zhvillimet rreth arrestimit të Spahiut dhe ka informuar trupin diplomatik, duke mbajtur komunikim të rregullt me ambasadën gjermane, pasi Spahiu jeton dhe ka qëndrim të rregullt në Gjermani.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, ka njoftuar për rastin misionet diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Beograd, dhe të gjithë Trupin diplomatik në Kosovë. Në mënyrë të veçantë, po mbahet komunikim i rregullt me Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë, duke marrë parasysh se z. Spahiu ka qëndrim të rregullt në Gjermani,” thuhet në reagimin e MPJD-së.

Spahiu u arrestua në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, teksa po udhëtonte me autobus së bashku me familjen nga Austria. Më 9 qershor, ai iu nënshtrua masës së paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Qarkut në Suboticë. Familjarët dhe avokati i tij e konsiderojnë të pabazuara dhe të fabrikuara akuzat lidhur me rastin e Banjskës, duke theksuar se Spahiu ka përfunduar shërbimin në Policinë e Kosovës që nga viti 2022 dhe jeton në Gjermani me familjen.

MPJD tha se: “Ambasadori Jashari bashkë me avokatin e angazhuar nga familjarët e Spahiu, Arianit Koci, do të udhëtojnë më 11 qershor, në Suboticë, ku do të takohen me avokatin e dytë të caktuar sipas detyrës zyrtare.”

“Përveç kësaj, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka dorëzuar menjëherë kërkesë zyrtare për lejimin e vizitës së Ambasadorit Jetish Jashari tek z. Spahiu në Qendrën e Paraburgimit në Suboticë. Vizita pritet të realizohet në ditët në vijim, sapo të miratohet nga autoritetet përkatëse.”

Gjermani
Share. Facebook
Previous ArticleDrenusha Latifi pozon në bikini – ja si po duket
Next Article Kriset miqësia mes Ana Ejupit dhe Diana Tahirit pas daljes nga BBVK3

Related Posts

Ky është sulmuesi që vrau fëmijët në shkollën e Grazit

11. Juni 2025

Vrasësi i Grazit i kishte dërguar nënës së tij video lamtumirëse para aktit

11. Juni 2025

“Nuk më interesojnë dy golat, apo tre pikët”, heroi i Austrisë mes lotësh thotë se mendjen e kishte te tragjedia e Grazit

11. Juni 2025
Leave A Reply Cancel Reply

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

Read More

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

Read More

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

Read More

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.