Mozzik dhe Tayna do ta publikojnë këngën e re më shpejtë se që e kishin në plan.
Rep-artistët, Mozzik dhe Tayna, kanë bashkuar idetë për projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.
“Edhe ti” titullohet kënga e cila pritej që të publikohej më datë 28 të këtij muaji, mirëpo pasi dikush ua nxorri në rrjet këngën ilegalisht, dyshja u detyruan ta përafrojnë datën e publikimit.
Projekti i tyre i përbashkët muzikor, kënga “Edhe ti” e cila është realizuar edhe me videoklip, publikohet ditën e nesërme pra me datë 22 të këtij muaji.
Ishte Mozzik ai i cili e bëri të ditur këtë nëpërmjet postimit të një Instastory./Lajmi.net/