Mbrëmë në orët e vona reperi Mozzik ka informuar fansat që ka anuluar koncertin në Helsinki të Finlandës. Arsyeja e këtij vendimi ishte për shkak të jo seriozitetit nga organizatori.
Ai iu kërkoi falje të gjithë atyre që planifikuan të shkonin në ketë event duke i premtuar që do të shihen së shpejti.
Pas publikimit të këtij lajmërimi ‘inbox-i’ i tij duket se është bombarduar nga mesazhet e shumta të fansave.
Ata kanë treguar që organizatori ka bërë dallavere me bileta edhe më herët dhe nuk ua kanë kthyer paratë njerëzve.

