Një grua ka denoncuar vëllain e saj në Polici.
Sipas saj, i njëjti vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikologjike në të.
I dyshuari është intervistuar nga policia pasi i ka kaluar dehja.
Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje” dhe i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.