Sot, e mërkurë, në Kosovë do të mbajë mot me diell, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Temperaturat pritet të shënojnë rritje në krahasim me ditët paraprake. Kryesisht rritja e temperaturave do të jetë në mesditë.
Temperaturat minimale pritet të sillen mes 9 dhe 11 gradë celsius, ndërsa maksimales ndërmjet 23 dhe 26 gradë celsius.
Më së nxehti do të jetë në Prizren e Gjakovë.