Sot mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vranësirat më të fokusuara parashihen për gjatë relievit malor.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së