Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë ka bërë të ditur se moti sot do të jetë me diell.
Sipas këtij instituti, temperatura maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 deri në 14gradë Celsius.
“Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.