Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu, kryesisht në disa zona të kufizuara të pjesës perëndimore, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të jenë mes 4-7 gradë Celsius.