Sot mbi Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe stuhi lokale.
IHMK-ja bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28 dhe 33 gradë Celsius.