Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas të dhënave të IHMK-së, temperaturat do të lëvizin nga 4 deri 19 gradë Celsius.
“E hënë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri 7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.