Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e parë e shtatorit do të ket mot me diell dhe vranësira. Në njoftim thuhet se minimalja do të jetë 11 gradë Celsius ndërsa maksimalja me 33 gradë Celsius.
Moti sot pritet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.