Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Fun
    • Kuriozitete
    • Horoskopi

Na Kontaktoni

Popular Posts

Arrestohet një person për dhunë në familje dhe mbajtje të paautorizuar të armëve

29. November 2023

“Çka ke mbrri sukses ti?” Buci debaton me Gani Gërminë

29. November 2023

Pas skandalit me Santianen, Prime i të premtes do jetë i Bucit

29. November 2023

Menaxheri i Samantës tregon pse ajo hoqi dorë nga gara e “Festivalit të Këngës”

29. November 2023

Vajza e ish-deputetit ndërroi jetë, Xhensila Myrtezaj i bën dedikimin prekës

29. November 2023

Adri “kapet” me Blerandon, i thotë se është lojtar i dobët

29. November 2023

Shakira sërish në telashe financiare, kësaj radhe për një tjetër çështje

29. November 2023

Ja një truk që mund t’ju bëjë të lexoni mesazhet e fshira në WhatsApp

29. November 2023

“Dil mos t’i shoh sytë, o i paftyrë, baju” Edona nxjerr nga dhoma e grimit Lumbardhin

29. November 2023

PSD kërkon lirimin e gjashtë aktivistëve: Metodat frikësuese neve nuk na ndalin

29. November 2023
Facebook X (Twitter) Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Fun
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
Infoline NewsInfoline News
Ballina Moti për 4 ditët e ardhëshme
Lajme

Moti për 4 ditët e ardhëshme

20. November 20232 Mins Read
Share
Facebook

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimin e motit për këtë javë, e cila paraqitet pothuaj me të njëjtin skenar sa i përket lëvizjes së elementeve dhe dukurive meteorologjike. Diell, shi dhe borë në viset e larta malore, ndërsa sa i përket grafikut termik, do të jetë pothuaj i ngjashëm me javën që e lëmë.

Advertisement

Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira mesatare. Në orët e para në shumë territore parashihet të ketë mjegull të radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 10-15 gradë Celsius.

Ditën e martë do të mbretërojë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Në viset e larta malore me lartësi mbidetare mbi 1000 metra do të ketë kushte për reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Advertisement

Ditën e enjte do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Të premten do të jetë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes parashihet që në shumë territore të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Java që po e lëmë ishte e begatshme sa i përket reshjeve. Sasitë më të larta të reshjeve si zakonisht ishin në Junik 81 milimetra, ndërsa më të ulëta në Gjakovë 15 mm.

Rrafshi i Kosovës regjistroi 33 milimetra në lindje, deri 63 mm në jug-juglindje, ndërsa sa i përket sasisë totale të reshjeve nga 1 nëntori deri më tani janë regjistruar rreth 100 mm pothuajse në gjithë territorin, duke përjashtuar Pejën me 55 mm dhe Gjakovën me 56 mm.

23
Advertisement
Moti
Share. Facebook

Related Posts

Arrestohet një person për dhunë në familje dhe mbajtje të paautorizuar të armëve

29. November 2023

PSD kërkon lirimin e gjashtë aktivistëve: Metodat frikësuese neve nuk na ndalin

29. November 2023

Dyshohen për vjedhje, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy grave

29. November 2023

Leave A Reply Cancel Reply

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Arrestohet një person për dhunë në familje dhe mbajtje të paautorizuar të armëve

“Çka ke mbrri sukses ti?” Buci debaton me Gani Gërminë

Pas skandalit me Santianen, Prime i të premtes do jetë i Bucit

Menaxheri i Samantës tregon pse ajo hoqi dorë nga gara e “Festivalit të Këngës”

Ad

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444
Email: contact.infolinedm@gmail.com

Të gjitha të drejtat janë të rezevuara nga ” Infoline Digital Marketing” sh.p.k

Facebook Instagram
© 2023 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.