Rezultatet laboratorike të mostrave të marra nga uji i Badovcit kanë dalë se ka tejkalim të standardit për mangan.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka thënë se 15 mostra nga numri total i mostrave të marra rezultojnë me tejkalim të standardit për mangan, ku tejkalimet fillojnë nga vlera më e ulët prej 0.062mg/L deri në vlerën më të lartë 0.250 mg/L.
E, për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu, norma e lejuar për mangan në ujë të pijes është 0.05 mg/L.