Aktorja e njohur Joan Collins ka publikuar fotografi nga pushimet luksoze.
91-vjeçarja po shijon luksin me bashkëshortin e saj, Percy Gibson 59-vjeçar. Dyshja ka pozuar në një jaht luksoz ku iu bashkuan edhe miqtë e tyre, transmeton Indeksonline.
“Ti je e bukur, po jeton jetën. E meriton”, ishin komentet drejtuar aktores.
Në një intervistë për mediat e huaja, aktorja ka treguar sekretin e bukurisë së saj.
“Mos mbani dietë, thjesht hani më pak. Nëse ju duhet të humbni disa kile për t’u përshtatur me diçka, hani vezë të ziera dhe brokoli për tri ditë”, tha ajo