Po, po… kjo është pyetja që na ka ngritur së fundmi në mendje Yll Limani me një postim në Instagram.
Mirëpo, duket se ka bërë një përjashtim këtë fillim viti dhe na ka dhënë një indicie se mund të jetë në lidhje. Artisti shpërndau në Instastory foto të ndryshme nga koncerti i tij i fundit dhe i shoqëroi me mbishkrime qesharake.
Por, ajo që na rrëmbeu vëmendjen neve ishte kjo foto e Yllit me telefon në dorë ku ai shkruan: “Ajo nuk më bezdis kurrë në koncertet e mia.”
Rrjedhimisht shumëkush mund të pyes veten se kush është “ajo” që i ka rrëmbyer zemrën artistit?
Vlen të theksohet se Ylli ka deklaruar se partnerja e tij duhet të ketë një karakter të fortë pasi do t’i duhet të paguajë një ‘faturë’ të lartë e cila është fama e tij dhe duhet ta përballojë.
Epo, jemi shumë kuriozë të dimë se kush do jetë vajza që do e paguajë këtë faturë…