Mos pa dashje Antonela bëri që të zbulojmë të dashurën sekrete të Atdheut?!
Atdhe Xharavina mbetet padyshim nga meshkujt më të komentuar të “Për’puthen”. Djaloshi nga qyteti i Gjakovës kishte vëmendje të madhe nga vajzat brenda dhe thuajse me të gjitha zhvilloi takime. Jashtë doli me Sara Malaj, por që pas disa uljeve dhe ngritjeve çifti përfundimisht u ndanë
E tani që është single një djalë si Atdheu nuk do të rrijë vetëm apo jo?! Kanë qenë disa komente në rrjete sociale që na bënë të dyshojmë se mos zbuluam të dashurën sekrete të tij. Në një fotografi të publikuar Antonela i komentoi Atdheut duke i thënë: “Mfal mos je binjak?” “Po veç mungon një binjake”, ia ktheu ish-konkurrenti dhe sytë na shkuan menjëherë tek një replikë e një vajze të panjohur. “Nai bricjap doje të thoje”, tha vajza dhe mori përgjigje të menjëhershme nga Atdheu: “Ah sa i du bricjapet dashtë zoti fatin e jetës e kam bricjap”