Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Vizita historike, Trump shkel tokën arabe

13. May 2025

Eni me dedikim për Gretën: Nga të gjitha miqësitë, ajo me motrën nis që në ditën e parë dhe zgjat përjetë

13. May 2025

Sonte ndizet “zjerm” në Eurovision nga Shkodra Elektronike

13. May 2025

Yll Limani zbulon datën e publikimit të këngës “A t’kujtohet dashnia”

13. May 2025

Kështu duket Egli në klipin e ri

13. May 2025

Çka po zihet mes Feros dhe Dafina Zeqirit?

13. May 2025

Ku, çka e pse? Egli po paralajmëron diçka

13. May 2025

Numërohen mbi 93% e kutive të votimit në Shqipëri

13. May 2025

Një kaçurrele si Elvana Gjata

13. May 2025

Kida publikon një moment të bukur dhe romantik me të dashurin

13. May 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Rajon»Mos koordinimi i organizatorëve i nxjerr telashe xhematit, disa prej tyre nuk arritën ta falin namazin e Bajramit
Rajon

Mos koordinimi i organizatorëve i nxjerr telashe xhematit, disa prej tyre nuk arritën ta falin namazin e Bajramit

30. March 20253 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Pas 30 ditësh agjërimi besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajarmit, ku mëngjesin e sotëm qindra besimtarë falën Namazin në sheshin Skënderbej.

Edhe pse sheshi ishte mbushur plot me besimtare te cilët donin të falnin namazin e Fitër Bajramit, disa prej tyre nuk arritën pasi falja nisi pak më herët.

Në lidhje me këtë ka reaguar Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke sqaruar situatën dhe duke theksuar se ishte një ngjarje që ka ndodhur për herë të parë në organizimin e Bajramit, e cila u shkaktua për arsye teknike të komunikimit në Sheshin Skënderbej.

Reagimi i plotë:

Reagim mbi shqetësimin e besimtarëve në lidhje me faljen e Namazit të Bajramit në Sheshin Skënderbej
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke marrë përsipër përgjegjësinë për moszbatimin e orarit të faljes së namazit të bajramit në mënyrë konçize sipas lajmërimit të bërë më parë, ndan shqetësimet mëse me vend të besimtarëve.

Kjo është një ngjarje që ka ndodhur për herë të parë në organizimin e bajramit, e cila u shkaktua për arsye teknike të komunikimit në Sheshin Skënderbej. Krahas kësaj shprehim sqarimin e mëposhtëm se si të veprojnë besimtarët në këtë rast.

Në histori ka ndodhur shumë herë që një pjesë e besimtarëve të mos arrijnë faljen e namazit të bajramit. Kjo ka ndodhur edhe në kohën e Profetit (s.a.s), ku Enes b. Malik (r.a) nuk e ka arritur faljen e namazit të bajramit. Profeti (a.s) i ka treguar atij që ta falë namazin në shtëpi individualisht ose kolektivisht së bashku me familjen e tij, pa mbajtur hytbe. Dhe Enes b. Malik (r.a) e ka falur namazin e bajramit së bashku me familjen e tij.

Shumica e juristëve bazuar në këtë transmetim “hasen” të gjendur në veprën el-Musannef i Ibn Ebu Shejbe dhe mendimit që ndajnë Ibn Abbas, Ibn Mes’ud dhe Ali Ibn Ebu Talib (r.a), kanë shprehur se kush nuk ka arritur ta falë namazin e bajramit me bashkësinë e bësimtarëve, mund ta falë atë, në formën tradicionale, individualisht ose së bashku me familjarët.

Çdo besimtar që nuk ka arritur të falë namazin e bajramit ditën e sotme, mund ta kryejë atë ashtu siç ka vepruar Enes b. Malik (r.a), ditën e parë të bajramit ose ditën e dytë në kohën e paradites, duke nisur tek rreth 30 minuta pas lindjes së diellit deri rreth 30 minuta para se të hyjë vakti i drekës.

Duke shprehur ndjesën tonë për rastin në fjalë, kërkojmë mirëkuptimin tuaj të vyer. Ju urojmë edhe një herë Gëzuar Festën e Fitër Bajramit!

70

Share. Facebook
Previous ArticleEskalon Rozana, i zhvishet Gjestit para syve: A po don me…/
Next Article U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli reagon për herë të parë

Related Posts

Numërohen mbi 93% e kutive të votimit në Shqipëri

13. May 2025

Zelensky fton Papa Leonin për vizitë në Ukrainë

12. May 2025

Edi Rama triumfon në zgjedhjet e 11 majit, PS-ja e tij fiton 83 deputetë

12. May 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Vizita historike, Trump shkel tokën arabe

Read More

Eni me dedikim për Gretën: Nga të gjitha miqësitë, ajo me motrën nis që në ditën e parë dhe zgjat përjetë

Read More

Sonte ndizet “zjerm” në Eurovision nga Shkodra Elektronike

Read More

Yll Limani zbulon datën e publikimit të këngës “A t’kujtohet dashnia”

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Email[email protected] Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

We are using cookies to give you the best experience on our website.

You can find out more about which cookies we are using or switch them off in Privacy Policy

Infoline News
Powered by  GDPR Cookie Compliance
Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.

Strictly Necessary Cookies

Strictly Necessary Cookie should be enabled at all times so that we can save your preferences for cookie settings.

If you disable this cookie, we will not be able to save your preferences. This means that every time you visit this website you will need to enable or disable cookies again.