Sa herë i kemi hedhur në kosh mbeturinash pa i ditur vetitë e tyre të dobishme
Avokadoja nuk është një frut i lirë dhe është qind për qind e përdorshme. Pse ta hedhim poshtë farën e saj kur mund ta përdorim edhe ne, dhe ja si!
Farat e avokados kanë veti baktericide dhe fungicide. Kjo do të thotë se ato janë në gjendje të neutralizojnë mikroorganizma të ndryshëm të dëmshëm, transmeton Telegrafi.
Farat përmbajnë saponina që stimulojnë metabolizmin tonë dhe ndihmojnë trupin tonë të heqë qafe kolesterinën “e keqe”. Përveç kësaj, këto produkte përmbajnë kalcium, magnez dhe vitaminë C.
Rekomandohet shumë përdorimi i farave të avokados si produkt kozmetik ose suplement dietik.
Si të përgatisni farat e avokados?
Para se t’i zieni farat e avokados, duhet të qëroni lëvoren e kafenjtë dhe t’i lini farat të thahen.
Lëvoren e grini në rende dhe më pas futeni në furrë për rreth një orë në temperaturë të ulët. Sa i përket lëvozhgës, mund ta piqni pa grirë (rreth 2 orë), më pas qëroni dhe grijeni tulin e lëvozhgës.
Falë efektit të saj antibakterial, farat e avokados janë të shkëlqyera për aknet, flokët e yndyrshëm dhe zbokthin. Ato gjithashtu kanë një efekt të mirë në ngjyrën e lëkurës sonë dhe shëndetin e flokëve.