“Mos e lër qenin afër vajzës”, Orinda Huta acarohet keq me ndjekësit!
15 korrik 2021 ishte dita e bekuar që ndryshoi plotësisht jetën e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës.
Dyshja u bënë prindër për herë të parë me një vajzë. Orinda solli në jetë një vogëlushe bukuroshe, që e pagëzuan me emrin Atara.
Menjëherë pas lindjes çifti zbuluan edhe portretin e vajzës dhe ndajnë shpesh momente nga përditshmëria me të. Mami Orinda është më aktive në rrjete sociale, duke qenë se nuk i është rikthyer ende punës.
Ajo tregon herë pas here për ndjekësit se si kujdeset për Atarën e vogël dhe së fundmi duket se ka marrë vërejtje për faktin se qeni i qëndron afër vajzës.
“Mos shkruani më të tilla mesazhe…nuk lodhem së bëri block”,- ka publikuar Orinda në InstaStory.
Kujtojmë se nuk është hera e parë që Orinda kritikohet.
Ajo u kritikua se i jepte vajzës qumësht gjiri me formulë duke qenë se nuk është i mjaftueshëm qumështi i saj.