Monika zbulon se çfarë i kërkonte Arbanës në dhomën e rrëfimeve
Në intervistën e fundit Monika zbuloi thuajse gjithçka.
E ftuar në “Glamour Zone”, Monika Lubonja ka treguar më gjerësisht eksperiencën e saj në BBV.
Ajo foli për raportet me Iliri të cilat nuk janë dhe aq të mira tani, komentoi edhe trekëndëshin Bora-Donald- Trixa si dhe foli edhe për prapaskenat e BBV.
Monika Lubonja, së fundmi zbuloi edhe kërkesën e vazhdueshme që kishte për moderatoren Arbana Osmani.
Por cila ishte ajo?
‘Edhe në dhomën e rrëfimit, i thosha Arbanës që unë dua të takohem me pilotin’ u shpreh Lubonja.
Ajo tha se piloti i famshëm, tashmë është mik i saj. Ai është i martuar, ka dy vajza dhe Monika është takuar tashmë edhe me familjen e tij.