Monika tregon se i ka mbetur hatri në produksionin e BBV, kjo është arsyeja
Monika Lubonja ka treguar pakënaqësinë e saj të parë pas daljes nga BBV.
Pas daljes nga formati i famshëm i Shqipërisë, Monika Lubonja është duke u komentuar ende për lojën që pasqyroi aty brenda.
Mirëpo dy nga ngjarjet më të komentuara në lidhje me Monika Lubonjën në Big Brother kanë qenë momenti kur produksioni i bëri dhuratë një koleksion veshjesh dhe qëndrimi i saj ndaj Fifit.
Për qëndrimin e saj ndaj Fifit Monika u shpreh se nuk e kishte njohur më herët këngëtaren, ndërkohë që pjesa më e madhe e banorëve por dhe vetë televizioni e njihte për gjendjet emocionale.
“Në fund mbetemi njerëz, pavarësisht se kë do gjy/kojmë. Mua më erdhi keq, që shumë veta e njihnin Fifin. Unë përveç Ilirit dhe Donaldit, nuk njihja asnjë njeri tjetër”.“Sigurisht, Fifin e kam vlerësuar sepse për mua ka qenë një super artiste një autore e mrekullueshme e teskteve e doja Fifin dhe përpara. Semi me Fifin njiheshin, me Einxhelin njiheshin, shumë njerëz të tjerë njiheshin, pra Fifin e njihnin të tërë, e njihte edhe vetë Top Channel. Pra, përse duhet të kryqëzohet Monika se ndihmoi Fifin?”, tha ajo.
Ndërsa, për dhuratën me veshjet artistja theksoi se përtej saj kishte një dëshirë më të madhe ndërtimi i një teatri për fëmijë.
“Sepse unë e kalova këtë lloj pakënaqësie. Unë faktikisht doja të ngrija një teatër për fëmijët, ai teatër që i mungon fëmijëve”. “Përtej fustaneve, unë doja një teatër për fëmijët që mund të ishte shumë ndryshe që mund të filloj nga mosha 5 vjeç, 12 vjeç, 13 vjeç, pra një kompleks moshash. Unë s’kam nevojë për fustane, i kam pasur gjithmonë”, u shpreh aktorja dhe ish banorja e BBV.