![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Jori Delli dhe partneri i saj, reperi italian Fred De Palma kanë nisur pushimet. Çifti ka ndarë në rrjetet sociale disa foto, ku shihen në varkë, duke ngrënë ushqim e madje nuk mungojnë as momente nga dhoma e gjumit.
Mesa duket dyshja ka gjetur kohë nga projektet e shumta, për t’u arratisur së bashku disa ditë
Kujtojmë se romanca mes tyre u zbulua pak ditë më parë. Ishte reperi ai i cili postoi një foto duke u puthur me Jorin, e cila ishte me shpinë.
Më pas, reperi pranoi para të gjithëve se e dashura e tij është shqiptare, duke konfirmuar lajmet.