Kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e Big Brother VIP Albania 3.
Derisa po afrohet fundi, banorët po vazhdojnë me debate të ashpra me njëri-tjetrin.
Një i tillë ka ndodhur së fundmi në mes të Julian Dedës dhe aktores Egla Ceno.
Ata kanë eskaluar duke përdorur edhe fjalë banale, gjë e cila u komentua tejet shumë në rrjete sociale.
Përplasja e aktorëve po vijon, derisa Juli e thumbon vazhdimisht Cenon.
Në një moment, Eglës iu afrua balerini Graciano Tagani, i cili i qëndroi sipër dhe e përqafoi.
Banorët më pas filluan ta ngacmonin Eglën duke i thënë se ‘i erdhi buzëqeshja’.
Theksojmë që Romeo Veshaj është përzgjedhur finalisti i parë i këtij edicioni.