Një moment emocionues ishte për Arta Kabashin, e cila pas rrëfimit të historisë së saj, një surprizë erdhi për të.
Ishte motra e saj Ana, e cila i dha një mesazh Artës për të vazhduar lojën, teksa kjo e fundit respektoi deri në fund lojën “ngriva-shkriva”.
Ana: Mos u shkri për mua të lutem, sepse ti do të jesh fituese. Ti je për krejt kuptimet e mundshme të fjalës së mrekullueshme. Me gjykimet e tua që i ke fiks siç duhet të jenë, çoji deri në fund. Kur e bën, e bën kur duhet. Vendosja flakën shtëpisë. Nuk ke nevojë për lider, ti je lidere e vetes, je lidere e gjithë shtëpisë. Ke potencialin për të fituar motra ime dhe do fitosh.