Presidentja e Moldavisë Maia Sandu tha se një raketë ruse u zbulua në hapësirën ajrore të vendit, raporton The Guardian.
Duke postuar në X, ajo tha:
“Ndërsa vendet tona festojnë Krishtlindjet, Kremlini zgjedh shkatërrimin – duke synuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës dhe duke shkelur hapësirën ajrore të Moldavisë me një raketë, veprime që shkelin qartë ligjin ndërkombëtar. Moldavia i dënon këto akte dhe qëndron në solidaritet të plotë me Ukrainën”.
Ndërkohë, Rumania, anëtare e NATO-s, tha se nuk ka zbuluar asnjë raketë ruse që kalonte nëpër hapësirën e saj ajrore për ta synuar Ukrainën, siç pretendohet nga Kyivi.