Moderatorja Einxhel Shkira dhe reperi Stresi prej ca ditësh janë përfshirë në një debat virtual ku nuk kanë munguar as fjalët e rënda.
Gjithçka nisi kur Einxhel shprehu qëndrimin e saj për protestën në lidhje me vr asjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha.
Moderatorja ishte kundër dhu nës në protestë, dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak reperit, Stresit.
Moderatorja ka folur dje për këtë ngjarje, duke thënë tek “Ftesë në 5” se familjarët e saj janë prekur shumë.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
“Unë mund të isha një person depresiv dhe nga gjithë ajo që ndodhi mund të kisha pirë dy kokrra, kisha vr arë veten dhe hajde pastaj si do e zgjidhim? Për kë do dilnim pastaj në protestë? Për një person që ia shkatërruan jetën virtualisht? Vetë ne apo ata që e bënë këtë gjë janë çdo ditë kri minelë. Nuk janë ata më të mirë se polici që vr au Klodianin,”- u shpreh Shkira.
Sakaq, gjatë bisedës, ajo tregoi se ka marrë një mesazh prekës edhe nga e ëma, e cila i shkruante të mos merrej më me asgjë dhe të qëndronte e qetë. Teksa lexonte mesazhin e të ëmës ajo u përlot në studio.
“Siç është gjynah babai i atij djalit që vd iq, është gjynah edhe mamaja ime. Mesazhi që më ka shkruar ka qenë :
‘Einxhel. të lutem mami mos u merr më me këto gjëra. Shiko jetën tënde. Mos komento më asgjë, është hera e fundit. Dhe në emisione të tjera, të bëjnë çfarë të duan, ti nuk do shkosh, nuk do të thuash më asgjë.
Të lutem, mos u merr me asnjë. Ti je vajzë e zgjuar, ndaj të lutem, se njerëzit po merren me ty duke thënë gjëra shumë të rënda. Ty të lutem mami, sepse zemra nuk duron dot më’”.