Almeda Abazi ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pushime on Top”, ku ka zbuluar se ka dëshirë që në filmat e bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayışman, të përfshijë më shumë Shqipërinë.
Bukuroshja shqiptare u shpreh se në serialin e fundit të Tolgas, ajo i ka kërkuar që të përfshijë Tiranën. Madje në serial është edhe modelja e njohur, Alesia Noka.
Pjesë nga intervista:
Lei Kraja: Tolga së fundmi ka bërë një serial ku ka qenë edhe Tirana e përfshirë, së bashku me një modele shqiptare, Alesia Noka. Besoj se ka qenë ideja jote, ti e suporton me idetë tani që është edhe producent.
Almeda Abazi: Ai tashmë është producent dhe disa nga projektet e tij janë transmetuar. Ky ishte projekti i fundit, është për një platformë turke që është pothuajse në garë me “Netflix” në Turqi. Në këtë projektin e fundit, unë ju luta shumë nëse mund t’a futnim edhe Shqipërinë. Iu duk ide shumë e mirë. Thashë që mund të fusin edhe një vajzë, doja të tregoja më shumë bukurinë e femrës shqiptare
Lei Kraja: Shqipërinë do e përfshini më shumë?
Almeda Abazi: Unë po mendoj ta përfshijmë më shumë sepse feedback ka qenë shumë i mirë, pozitiv. Xhirimet kanë dalë shumë bukur, prandaj po mendoj pak më shumë, ndoshta jugun e Shqipërisë.