Modelja shqiptare Jori Delli nuk ka ngurruar të shprehë simpatinë për Donald Veshaj, gjatë kohës që ai ka qenë në Big Brother.
Vajza shqiptare që ka një emër në Itali, tha në emisionin “Top Arena” se Donaldi ishte shumë i mirë.
“Beniada më pëlqente. Donaldi ishte shumë i mirë. Pardje e kam takuar pas skenave të Dancing With the Stars. Ishte me Borën, bënte bodigardin”, tha modelja me humor.
Jori tregoi dhe një emër tjetër të showbizz-it që e pëlqen. Bëhet fjalë për këngëtarin Butrint Imeri për të cilin tha se do donte t’i këndonte çdo ditë. E pyetur nëse do merrte pjesë në Big Brother ajo tha se do ta vlerësonte.