Njëri prej mjekëve që ishte protagonist i videos ku një person pretendonte se nuk po i jepet shërbimi i duhur një pacientes, ka mohuar tërë ngjarjen.
Sazan Elezkurtaj, mjek në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, ishte protagonist i një videoje, ku një qytetar nga Prizreni pretendonte se të afërmit të tij mjekët nuk i ofruan shërbim, e për më tepër sipas tij, ata rrinin ulur.
Por këtë e ka mohuar vetë Sazan Elezkurtaj. “Pacientes i është ofruar ndihma e duhur dhe të gjitha të dhënat janë regjistruar në librin e QKMF-së, libër ky i cili kontrollohet nga QKMF-ja por edhe Inspektorati. Është e pamundur që unë të mos i ofroj ndihmë ndonjë pacienti, kjo nuk është në kulturën dhe etikën time”, ka sqaruar Elezkurtaj.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Sipas tij, për shkak të kësaj videoje ka marrë edhe telefonata të ndryshme të cilat i kanë sjellë shqetësime atij dhe familjes.