Një ngjarje që ka bërë bujë së fundmi në mediat ndërkombëtare është humbja e orës “Rolex” prej 35 mijë eurosh që i përkiste Liam Paynet. Dhe e gjitha kjo ka ndodhur vetëm pak ora para se këngëtari i dashur i publikut të ndërronte jetë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ora u zhduk pasi shoqëruesja me të cilin kaloi kohë para vdekjes u kthye në dhomën e tij të hotelit. “Infobae” thekson se zonja pretendoi se kishte harruar grimin në dhomën e tij dhe u lejua të kthehej në hotelin “CasaSur Palermo” në Buenos Aires për të marrë gjërat e saj.
Pretendohet se një zonjë, e cila erdhi në hotel me një tjetër femër, iu premtuan gjashtë mijë euro nga Liam Payne, por nuk i morën të gjitha paratë. Sipas Infobae, ata u kanë thënë prokurorëve se Liam u gjunjëzua para tyre dhe u tha se i donte. Thashethemet thonë se ai madje u ka premtuar orën e tij “Rolex”.