Këngëtarja shqiptare Miriam Cani ka pësuar një ndryshim drastik në pamje.
Ajo ka vendosur që ti shkurtojë flokët dhe tashmë duket një tjetër person me “look-un” e ri.
Mirëpo ajo që ka marrë vëmendjen e fansave ishte një koment i bashkëshkortit të Miriamit, Alban Skenderaj.
Këngëtari teksa ka postuar në InstaStory një foto me partneren e tij ka treguar se i pëlqen shumë modeli i ri i flokëve të bashkëshortes së tij.
“Nuk e di ç’mendoni ju po mua po më pëlqen ky modeli i ri i flokëve të Miriamit”- ka shkruar Albani krahas fotos.