Kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me ministren në detyrë Rozeta Hajdari, përmes një konference për media kanë njoftuar që për shkak të shkeljeve të shumta që kanë ndodhur në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, kanë marrë vendim që të shkarkojnë bordin e menaxhmentit të kësaj kompanie.
“Këtu jemi sot bashkë me ministres e Ekonimisë për shkak se është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme nga bordi i përkohshëm i Ujësjellësit në të cilën është vendosur të shkarkohet zëvendës kryeshefi ekzekutiv dhe është kthyer në pozitën e mëparshme si drejtor për konsumatorë, gjithashtu vlen të theksohet nuk është shkarkuar auditori i brendshëm që kishte kryer punën e tyre me profesionalizëm”, ka bërë të ditur Kurti.
Në ndërkohë ministrja Hajdari ka bërë të ditur të gjitha shkeljet që ka bërë kjo kompani siç janë të renditura më poshtë:
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka të inkasuar një shumë prej 648 mijë e 843 euro të cilat janë të paguar nga qytetarët dhe që nuk u janë zbritur, ku qytetarët kanë paguar vazhdimisht por borxhi i tyre nuk është shlyer po u është shkëputur uji.
Humbjet teknike dhe komerciale të ujit në vitin 2018 , ishin 58% e cila është rritur nga viti në vit, në vitin 2015 ishin 53% teksa në vitin 2017 ishin 57%. Kjo tregon një performancë negative nga vitin në vit. KRU “Prishtina” 58% të ujit që e hedh një rrjete nuk e ka faturuar fare. Nëse vec 10% do të humbjeve të zvogëloheshin kjo kompani do të kishte një buxhet shtesë prej 1 milion e 400 mijë euro.
KRU “Prishtina” ka paguar 200 mijë euro si ndëshkim kompanisë që kishte dështuar të i`a plotësojë kushtet për të implementuar projektin investim. Pra nuk ka krijuar kushtet për zbatim të projektit.
Nën drejtimin e këtij menaxhmenti në vitin 2016 ishte regjistruar një detyrim ndaj një furnitori në vlerë 516 mijë e 441 euro i cili ishte një detyrim fitim dhe ishte vërejtur nga auditori. Ky është rast për hetim sepse ka vepër penale.
Nën drejtimin e këtij menaxhmenti KRU “Prishtina”, ka paguar bonuse për punëtorët në vlerë 109 mijë euro edhe pse gjatë vitit kishte operuar me një humbje prej 551 mijë euro.
Kru “Prishtina” kishte një shumë prej 86 mijë e 723 euro kërkesa nga punëtorët që nuk ishin arkëtuar nga vitin 2014-2017.
KRU kishte blerë automjete të përdorura në vlerë 63 mijë e 451 euro.