Kështu ka bërë të ditur ministri Armend Zemaj, i cili tha se procesin e bllokuar për katër vjet ai arriti ta zhbllokoj për tre javë.
“Kam kënaqësinë e veçantë që të japë lajmin për hapjen e konkursit për shkollim specialistik, një proces i bllokuar për katër vjet me radhë. Krahas luftës së përditshme dhe sfiduese me pandeminë, kemi punuar edhe në procese me interes të veçantë për shëndetësinë kosovare”.
LEXO EDHE:
Një femër në Pejë gjendet pa shenja jete në banesën e saj
“Ne sot shpallim hapjen e konkursit për 1034 vende, një numër rekord, që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në vendin tonë”.
“Këto specializime ne i kemi ndarë në dy kategori. Në kategorinë e parë hyn ato që janë me rëndësi nacionale dhe që kanë të bëjnë me luftën e COVID-19, me ç’rast këta mjekë dhe specializantë e ardhshëm, menjëherë do të angazhohen për t’i ndihmuar kolegët e tyre. Në kategorinë e dytë, janë lëmit e tjera që jo në mënyrë të drejtpërdrejtë të lidhura me luftën ndaj pandemisë”.
Zemaj po ashtu njoftoi se ministria ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore dhe buxhetore për të krijuar sa më shumë vende.
I pari i Shëndetësisë u zotua se asnjë nuk do të mbetet pa mundësi shkollimi në Kosovë.
“Po ashtu rëndësi ju kemi kushtuar edhe spitaleve rajonale, duke i ndarë 100 specializime për kuadrat deficitare. Natyrisht për shkak të bllokimit të procesit për katër vjet, kërkesat janë të mëdha, por specializimet do të hapen për çdo vjet, dhe gjatë mandatit tim politik dhe të kësaj qeverie nuk do të lejojë asnjë kandidat të mbetet pa mundësi shkollimi në Republikën e Kosovës, ka thënë Zemaj në një konferencë për media.