Nga Ministria e Arsimit deri tani nuk është paraparë rihapja e shkollave, transmeton Infoline-News.
Ermal Lubishtani, këshilltar i Ministres së Arsimit Hykemete Bajrami ka thënë për dokumentarin Expose se në kohë kur ka filluar mësimi online nuk kanë menduar se do të zgjasë kaq shumë izolimi.
“Ne në javën e dytë të Marsit në konsultim me IKSHPK-në dhe Qeverinë e Koosvës kemi vendor ndërprejen e mësimit. Pastaj kemi fillu platformën e mësimit online . Kur kemi fillu me mësimin në distancë se kemi paramendu se kam zgjatë kaq shumë, pastaj kemi kriju një grup të ekspertëve, kemi kriju një udhëzues me të cilin i kemi treguar mësimëdhënësve se si do të bëhet vlerësimi i nxënësve në kohë Pandemie dhe këto vlerësime pastaj të hidhen në ditar pas rikthimit në shkollë.
Lubishtani ka folur edhe në lidhje me testin e Maturës dhe testin e arristshmërisë dhe se çfarë do të ndodhë me to.
“Javën e kaluar kemi nxjerrë vendimin për mënyrën e vlerësimit të nxënësve dhe në atë vendim kemi parashiku në varësi si vjen situata do të nxjerrim vendim edhe për klasën e nëntë, testin e arritshmërisë dhe klasën e 12-të testin e Maturës. Për këto dy teste po konsiderojmë se është akoma ende herët të japim një vendim përfundimtar se çfarë do të ndodhë “tha ai për dokumentarin Expose