Derisa Serbia po vazhdon fushatën e saj të egër kundër shtetit të Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme i këtij shteti, Ivica Daçiq, ka thënë se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës, zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës thanë se nuk kanë marrë asnjë shkresë zyrtare lidhur me çnjohjen e shtetit të Kosovës.
Mirëpo, këto deklarata të Daçiqit i ka hedhur poshtë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca tha se ende nuk kanë marrë konfirmim zyrtar për tërheqjen e njohjes nga Sierra Leone
Që nga viti 2017, Serbia ka bërë fushatë agresive diplomatike për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës.
Ministria e Jashtme e Serbisë ka deklaruar se deri më tash 18 shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës.