Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe djali i tij, Fuat Damka, janë arrestuar ditën e zgjedhjeve, 9 shkurt.
Damka dhe i biri i tij po dyshohen për veprat penale sulm dhe kanosje.
Burime nga Prokuroria për Insajderin bëjnë me dije se pas intervistimit të dyshuarve dhe viktimave, janë mbledhur prova dhe dëshmi që kanë çuar në ndalimin e tyre për 48 orë.