Ikona e muzikës shqiptare, Shkurte Fejza, vitin që vjen mbush plot 50 vite që nga fillimi i karrierës së saj.
Për nder të veprave të saj, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku, ka pritur këngëtaren në zyrën e tij.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka vlerësuar lartë të madhen e skenës muzikore shqiptare, duke shkruar se në vitin që vjen, Shkurte Fejza mbush gjysmë shekulli karrierë në muzikën popullore.
“I urova shëndet, jetë të gjatë dhe vazhdimësi të punës artistike”, ka shkruar Çeku në postimin e tij.