Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka çuditur botën kur është bllokuar nga kërkesa e LDK-së.
Sipas tij, LDK-ja kërkonte vetëm një zotim për presidentin, pas një viti.
“LVV-ja ka çuditur dynjanë, kur është bllokuar nga një kërkesë e LDK-së, e cila kërkonte vetëm një zotim për presidentin, pas një viti.
Në vend se ta formonte Qeverinë shpejt e të fillonte zbatimin e programit, LVV-ja u kurthua e u harxhua në atë kërkesë.
Tentoi t’i bënte presion LDK-së, me gjoja sondazhe, me luftë psikologjike e propagandë”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimet e tij:
1. Shkalla e lartë e mosbesimit ndërmjet LDK e LVV po e bën të veten: LVV po e humb fitoren në tavolinë, LDK po hakmirret, për dhunën që ka ushtruar LVV kundër saj, kur Isa Mustafa ishte kryeministër.
Edhe nëse arrihet marrëveshje ndërmjet tyre, një gjë tashmë është e qartë:në të ardhmen partitë duhet të mendojnë dy herë para se të bëjnë veprime të pamenduara, sepse krijojnë mosbesim, ndërsa mosbesimi e rritë dëshirën për hakmarrje.
Pra, kjo që po ndodhë mes LVV e LDK nuk është politikë.
Është qërim hesapesh, për një kontest të dikurshëm.
(E marr me mend që militantat e LVV nervozohen prapë me mua, sepse nuk arrijnë ta kuptojnë realitetin. Ama, sinqerisht u them se kam pasë qejf ta merrte detyrën e kryeminsitrit Kurti, jo se besoj që do të qeveriste mirë, po për kurreshtje intelektuale.)