Një nxënës është rrahur nga mësuesi i tij në shkollën fillore “Rasim Kiqina” në Drenas.
Në një video që ka siguruar Reporteri, shihet se arsimtari (emër i njohur për redaksinë) godet nxënësin shuplakë gjatë orës së mësimit.
Në pamje, ai dëgjohet duke i bërtitur fillimisht nxënësit “kthehu përpara” për ta goditur më pas në prani të nxënësve të tjerë në klasë.
Reporteri lidhur ka tentuar të marrë informata nga Policia e Kosovës, mirëpo kjo ka qenë e pamundur.
Kujtojmë se rastet e dhunës në shkolla nga ana e mësimdhënësve janë shumë të pranishme në Kosovë.
Shikoni pamjet: