Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka deklaruar se golashënuesi më i mirë i La Ligës ndonjëherë është një rekord që ai e konsideron ‘të veçantë’ dhe një nga më të mirët e tij.
32-vjeçari ka shënuar 432 herë në vetëm 466 paraqitje në La Liga.
Rivali më i ngushtë i Messit është Cristiano Ronaldo, i cili shënoi 311 gola gjatë nëntë viteve të tij me Real Madrid, përcjell lajmi.net.
“Unë mendoj se rekordi i golave të La Liga është shumë i rëndësishëm dhe shumë domethënës”, tha Messi në DAZN.
“Ka pasur lojtarë spektakolarë në këtë kampionat, më të mirët në botë dhe të qenit golashënuesi më i mirë historik i këtij kampionati, duke pasur parasysh nivelin e ligës spanjolle, është i veçantë”.
“Unë mendoj se është një nga rekordet më të mira që kam bërë. Kam luajtur për shumë vite në La Liga”.
“Nuk e di nëse sulmuesit e tjerë kanë duruar për aq kohë sa unë, por kjo më ka ndihmuar shumë për të shënuar shumë dhe për mua është një nder që kam hyrë në historinë e La Liga”. /Lajmi.net/