Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi i ka shtuar listës së tij edhe një rekord të ri sa i përket shënimit të golave.
Barcelona ka arritur të fitojë me rezultat minimal 1-0 ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në La Liga.
Fitorja e gjigantit katalunas erdhi falë një penalltie të konvertuar në gol nga ylli i skuadrës, Messi, në minutën e 81-të.
Me këtë gol, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka arritur një rekord të madh, duke e tejkaluar pikërisht rivalin e tij më të madh, Cristiano Ronaldon.
Messi ka tejkaluar tashmë Ronaldon, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori në pesë ligat kryesore evropiane
.
Kapiteni i Barcelonës tashmë ka arritur në kuotën e 438 golave në kampionat në 474 paraqitje.
Në anën tjetër, Ronaldo ka 437 gola të shënuara në 540 ndeshje të luajtura.