Lionel Messi ka konfirmuar se sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës amerikane Inter Miami.
Raportohet se sulmuesi argjentinas do të fitojë 54 milionë dollarë në sezon.
Por Messi thuhet se ka një apartament në qytetin e Miamit tash e disa vit.
Sipas gazetës spanjolle Cadena Ser , fituesi i Kupës së Botës bleu një apartament në Miami në Porsche Design Toëer që në vitin 2019.
Porsche Design Toëer, e cila u ndërtua në vitin 2017, është vendi i përsosur për vendosjen e familjes në Amerikë, pasi sulmuesi dëshiron që tre fëmijët e tij të shkojnë në shkollë të mesme në Shtetet e Bashkuara përpara se të shkojnë në universitet.
Kulla 60-katëshe ndodhet midis Bal Harbor dhe Aventura dhe ndodhet 25 minuta larg nga stadiumi Inter Miami.