Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi tani është futbollisti i dytë në histori që është bërë miliarder. Sipas Forbes, Messi ishte futbollisti më i paguar në botë gjatë këtij viti, duke fituar 106 milionë euro, për të arritur kështu të ardhura mbi 1 miliardë euro.
Gjatë këtij viti miliarder ishte bërë edhe Cristiano Ronaldo, duke u bërë kështu sportisti i tretë në botë që arrin 1 miliardë euro në karrierë.
Sportistët e tjerë që kanë arritur këtë janë Tiger Woods dhe Floyd Mayweather.